Në një takim të përbashkët të ministrave të G7, BE dhe Kanada kërcënuan se do të hakmerren ndaj mallrave amerikane, pas vendosjes së tarifave të reja doganore nga SHBA për çelikun dhe aluminin. Bruno Le Maire, ministër i Financave i Francës, paralajmëroi se lufta tregtare mund të fillojë brenda pa ditëve.
Por Sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin mohoi se Shtetet e Bashkuara kishin braktisur udhëheqjen në ekonominë globale, ndërsa sugjeroi të tejkalohen ndjenjat e forta të vendeve të tjera ndaj presidentit Trump.
Takimi i ministrave të G7 përfundoi pa asnjë deklaratë, çka është një shenjë e qartë e mosmarrëveshjes.
Debati i ashpër ka gjasa të vazhdojë në fundjavën e ardhshme kur udhëheqësit e vendeve të G7, përfshirë edhe Trump - takohen për një samit në Quebec.
Ndërkohë Sekretari Amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross u takua me zëvendëskryeministrin kinez,
Liu He në Pekin për të lehtësuar tensionet tregtare.
Më pas Kina paralajmëroi se do të ishte e pavlefshme nëse Uashingtoni do të vendoste sanksione.
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua tha se në shkëmbim Kina ishte e gatshme të rriste importet nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë Ross po përpiqet të marrë më shumë taksa për 50 miliardë dollarë mallra kinezë.
Të shtunën Presidenti Trump këmbënguli në Twitter se SHBA-të janë "shqyer nga vendet e tjera për vite me radhë në tregti".
Ai thotë se tarifat e çelikut do të mbrojnë prodhuesit e çelikut në SHBA, të cilat sipas tij, janë jetike për sigurinë kombëtare. Trump gjithashtu është ankuar për pengesat që firmat amerikane hasin në Evropë dhe gjetkë.
Të enjten, Ross deklaroi se tarifat prej 25% në çelik dhe 10% në alumin kishin hyrë në fuqi.
Kanadaja, Meksika dhe BE së bashku në vitin 2017 eksportuan 23 miliardë dollarë amerikanë, gati gjysma e 48 miliardë dollarëve të importeve të çelikut dhe aluminit të importuar një vit më parë.



