Orban: Jemi një hap larg dërgimit të trupave nga Perëndimi në Ukrainë

Orban: Jemi një hap larg dërgimit të trupave nga Perëndimi në Ukrainë

Institucionet evropiane qeverisen sot nga një shumicë pro luftës dhe ne jemi një hap larg dërgimit të trupave nga Perëndimi në Ukrainë.

Kështu shkruan në Facebook kryeministri hungarez Viktor Orban.

Në Evropë atmosfera është luftë, politika dominohet nga logjika e luftës. I shoh të gjithë duke u përgatitur për luftë.

Jemi një hap larg dërgimit të trupave nga Perëndimi në Ukrainë. Kjo është një vorbull lufte që mund ta shtyjë Evropën në humnerë.

Brukseli po luan me zjarrin. Ne hungarezët e dimë se si është lufta. Kemi qenë mjaft herë të përfshirë.

Ne nuk duam luftë dhe nuk duam që Hungaria të bëhet sërish shesh lojërash për fuqitë e mëdha.

Kjo është arsyeja pse ne duhet të luftojmë për paqen në shtëpi, në Bruksel, në Uashington, në Kombet e Bashkuara dhe në NATO.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy