Hoxha: Jam takuar me Artur Shehun, më tregoi se kush është personi “E.Rama” i përmendur në dosjen e SPAK

Hoxha: Jam takuar me Artur Shehun, më tregoi se kush është personi “E.Rama” i përmendur në dosjen e SPAK

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, tha se ka takuar vitin e kaluar në Miami biznesmenin Artur Shehu, një nga personat e përfshirë në takimin e shumëpërfolur të Arubës me vëllezërit Osmani. Sipas Hoxhës, Shehu i ka dhënë shpjegime të drejtpërdrejta mbi natyrën e atij takimi, i cili është dokumentuar nga autoritetet belge gjatë hetimeve ndaj grupit të Osmanëve.

 

Sipas Hoxhës, Artur Shehu ka mohuar që takimi të ketë pasur lidhje me narkotrafikun apo aktivitete kriminale, duke këmbëngulur se bëhej fjalë për një takim biznesi. Ai ka shpjeguar se vëllezërit Osmani ishin të interesuar për investime turistike në zonën e Vlorës, përfshirë projekte pranë Zvërnecit, ku Shehu ka prona.

 

Gazetari tregoi gjithashtu se Shehu ka hedhur poshtë pretendimet se në takim kishte marrë pjesë Kryeministri Edi Rama. Sipas tij, inicialet “E. Rama” të përmendura në dosjen hetimore nuk i referoheshin Edi Ramës, ndërsa takimi në Aruba kishte karakter biznesi dhe miqësor. Hoxha theksoi se takimi u filmua nga autoritetet pasi vëllezërit Osmani ndodheshin nën vëzhgim në kuadër të hetimeve ndërkombëtare.

 

Takimi në Aruba është filmuar; ka video, foto dhe të dhëna, sepse ata kanë qenë në përgjim. Me sa mbaj mend, kam takuar dy nga personat që kanë qenë në atë takim.

 

Njëri prej tyre është Artur Shehu. Ai më ka bërë të qartë se takimi në Aruba nuk kishte lidhje me aktivitete kriminale. E kam takuar vitin e kaluar në Miami, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç rasteve kur ka qenë në Shqipëri, pasi e njoh që nga koha kur ishte në Vlorë.

 

Ai më ka sqaruar mënyrën se si doli në publik takimi i Arubës. Në fillim u tha se aty ishte një person me inicialet “E. Rama”, të cilat përputheshin me inicialet e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

 

Por prokurorisë belge nuk i interesonte identiteti i atij personi. Ajo ishte e fokusuar te hetimi i vet, ndërsa prokuroria spanjolle bëri pjesën e saj.

 

Sipas shpjegimeve, bëhej fjalë për një nip të Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikës. Prokuroria belge nuk e ka zbardhur emrin, por ka dhënë vetëm inicialet dhe datëlindjen.

 

Artur Shehu më ka thënë se nuk kishte asnjë arsye që Kryeministri i Shqipërisë të merrte pjesë në atë takim. Sipas tij, takimi ishte për arsye biznesi.

 

Vëllezërit Osmani ishin të interesuar për një investim në zonën e Vlorës, ku Shehu kishte prona dhe ku diskutohej edhe zona e Zvërnecit për ndërtimin e një hoteli.

 

Këmbëngulja ime ka qenë të di nëse aty ka qenë apo jo Kryeministri i Shqipërisë, pasi u tha se në takim kishte deputetë, ministra dhe njerëz të afërt me kryeministrin.

 

Nga reagimi i tij, nuk ka qenë Edi Rama. Ai tha se nuk kishte asnjë nevojë që Edi Rama të takohej me ta në Aruba, kur mund ta takonte fare mirë në Miami, Neë Jersey apo Neë York.

 

Në takim ka qenë një person tjetër. Në fillim u tha se aty ishte diskutuar për narkotrafik dhe ngarkesa kokaine. Por Shehu e mohoi këtë dhe tha se takimi kishte qenë kryesisht për çështje biznesi dhe miqësore.

 

Vëllezërit Osmani janë pronarë të një rrjeti të madh kazinosh në Europën Qendrore dhe në Gjermani. Edhe Shehu ka interesa në këtë sektor. Aruba është një vend i njohur për aktivitete të tilla biznesi.

 

Takimet janë filmuar nga autoritetet sepse po ndiqeshin vëllezërit Osmani. Nga përgjimet e tyre janë zbuluar edhe elementë të tjerë.

 

Kur doli ky informacion, fillimisht u publikua në vitin 2021, përpara se të zhvillohej operacioni. Takimi ishte zhvilluar në vitin 2019.

 

Ajo që ka bërë SPAK-u, sipas meje, është verifikimi i pasurive, llogarive bankare dhe bashkimi i dosjeve të ndryshme të hetimit, ku ka pasur çështje për transferime pronash dhe falsifikim dokumentesh. Të gjitha këto janë grupuar në një çështje të vetme.

 

Janë identifikuar dy grupe kryesore. Njëri lidhet me Vlorën dhe Alfredo Hamzajn. Artur Koçeku vjen nga zona e Bulqizës. Njerëzit më të rëndësishëm në këtë çështje lidhen me Bulqizën, Dibrën dhe Vlorën.

 

Më pas ndarja është bërë mes Artur Koçekut dhe Alfredo Hamzajt, ndërsa më vonë janë bashkuar edhe persona të tjerë.

 

Kur është regjistruar çështja në vitin 2021, akuza ka qenë vetëm për pastrim produktesh të veprës penale, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar.

 

Akuza për trafik të narkotikëve është shtuar më vonë, rreth vitit 2024. Kjo plotëson atë që është thënë vazhdimisht: se paratë e narkotrafikut pastrohen në Shqipëri përmes industrisë së ndërtimit dhe turizmit.

 

Sipas SPAK-ut, lidhja fillon nga trafiku i narkotikëve, vazhdon me investimet në Shqipëri dhe përfundon me pastrimin e parave. Deri në fund është ndërtuar e gjithë skema dhe janë kryer veprimet përkatëse.

 

Unë do të shtoja vetëm një detaj te pjesa e arrestimit të biznesmenit Shtufi, sepse ka një element shumë interesant.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy