Bie qeveria belge, kryeministri dorëhiqet vetëm 10 ditë pas tërheqjes së aleatit më të madh

Bie qeveria belge, kryeministri dorëhiqet vetëm 10 ditë pas tërheqjes së aleatit më të madh

Ka zgjatur vetëm dhjetë ditë qeverisja e kryeministrit belg, Charles Michel, pas largimit nga koalicioni të partisë më të madhe aleate. Përpara vështirësive në rritje për të për të gjetur aleatë të rinj, që do t’i bënin të mundur kalimin e buxhetit në Parlament dhe qeverisjen deri në zgjedhjet e parashikuara për në maj të 2019-s, kryeministri Michel është dorëzuar duke dhënë dorëheqjen. Vendimi ka ardhur pas një dite plot tension në Dhomën e Deputetëve.

Ditët e fundit, Michel është vënë në qendër të kritikave pasi refuzoi të kërkonte votëbesimin në Parlament. Pas largimit të aleatit kryesor, Michel bëri thirrje për formimin e një koalicioni të “vullnetit të mirë”, me qëllim zgjidhjen e problemeve emergjente me të cilat përballet vendi dhe ecjen drejt zgjedhjeve të reja. Por socialistët dhe të blertët kërkuan menjëherë një mocion mosbesimi.   

Ajo që u bë shkak për krizën e qeverisë blu-portokalli të Belgjikës ishte vendimi i kryeministrit Michel për të firmosur paktin global të OKB-së për emigrantët, që u arrit në Marrakech.

Pasi u bë i ditur vullneti i qeverisë për të firmosur këtë pakt, populistët Marine Le Pen dhe Steve Banon (ish-këshilltari i presidentit Donald Trump), u takuan në Bruksel, me ftesë të partisë ksenofobe të ekstremit të djathtë, Vlaams Belang, për të sulmuar jo vetëm kryeministrin, por edhe partinë nacionaliste flamande N-Va, prej katër vitesh në qeverisje me liberalët dhe kristiandemokratët.     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy