Nëse jeni në Hong Kong dhe jeni pozitiv me Covid, do t’ju duhet të mbani një byzylyk elektronik në mënyrë që autoritetet të konstatojnë nëse jeni duke qëndruar në shtëpi.
Masa e re u njoftua të hënën nga ministri i Shëndetësisë Lo Chung-mau, duke specifikuar se detyrimi hyn në fuqi të premten më 15 korrik. Gjatë javës së kaluar, rastet me Covid u rritën me shpejtësi në qytet, me më shumë se dy mijë raste të reja pozitive të regjistruara çdo ditë.
Siç raporton Business Insider, kjo nuk është hera e parë që Hong Kongu përdor byzylykë elektronikë për të gjurmuar pacientët pozitivë.
Në vitin 2020, viti i parë i pandemisë, ata që vinin nga jashtë duhej të mbanin pajisjet dhe të qëndronin në karantinë për 14 ditë.
Këto objekte kishin një kod QR për t’u lidhur me një aplikacion të instaluar në smartfonët e tyre. Më vonë, u dorëzuan byzylykë që mund të kontrollonin drejtpërdrejt lëvizjet e njerëzve.



