Viktima në Poloni dhe Zvicër për shkak të motit, Filipinet në alarm nga vala e të nxehtit

Viktima në Poloni dhe Zvicër për shkak të motit, Filipinet në alarm nga vala e të nxehtit

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të forta të erës me shpejtësi rreth 150 kilometër në orë që përfshinë Poloninë jugore.

Zonat më të prekura nga stuhia ku rezultojnë edhe viktimat mes të cilëve edhe dy fëmijë janë Zakopane dhe Rabka-Zdroj.

Autoritetet polake përveç lëshimit të një sërë paralajmërimesh për shmangien e zonave të caktuara në vend po ashtu bënë të ditur se si masë sigurie kanë vendosur edhe mbylljen e parkut kombëtar Tatra.

Sipas tyre vetëm gjatë këtij mëngjesi dhjetëra forca zjarrfikëse kanë hyre rreth 140 herë në park për heqjen e pemëve të rrezuara. Stuhitë e erës pasuan disa ditë me mot të ngrohtë.

Ndërkohë edhe në Zvicër tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e një orteku. Ngjarja u shënua pranë Zermat një vendpushim i njohur skish në jug të vendit.

Ndryshe nga Europa në Filipine është përfshirë nga temperatura ekstremisht të larta mbi 42 grade celcius ku si pasojë qindra shkolla kanë pezulluar mësimin.

Sipas zyrtarëve vendas temperaturat parashikohen të arrijnë mbi 45 gradë celcius duke u kthyer në këtë mënyrë në një rrezik për banorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy