
Të paktën 1.2 milionë refugjatë kanë kaluar kufirin nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Një shifër e tillë u bë publike nga Garda Kufitare Polake të martën në mëngjes, me anë të një postimi në Twitter.
Ndërkohë bëhet me dije se 141.500 refugjatë kaluan përmes kufirit me Poloninë, vetëm të hënën.
Qysh nga nisja e agresionit rus, në total, të paktën 1.7 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina, sipas Kombeve të Bashkuara.
Megjithëse shumica kanë kaluar në Poloni, shumë të tjerë kanë hyrë gjithashtu në Hungari, Sllovaki, Moldavi dhe Rumani.



