
Zëvendës ambasadorja e Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Khrystyna Hayovyshyn, tha në Këshillin e Sigurimit në OKB se mijëra qytetarë ukrainas janë dëbuar me forcë në rajonet e izoluara të Siberisë dhe të Lindjes së Largët ruse.
Hayovyshyn tha se 38 mijë fëmijë janë mes 2.5 milionë të dëbuarve ukrainas.
Përfaqësuesja e Kievit në OKB shtoi se ukrainasit e detyruar të udhëtojnë në Rusi ose në territorin e kontrolluar nga Moska vriten dhe torturohen.
Qytetarët ukrainas po terrorizohen nën pretekstin e një kërkimi për persona "të rrezikshëm" nga autoritetet ruse. Ata që kanë pikëpamje të ndryshme politike ose janë të lidhur me qeverinë ose median ukrainase zhduken në një zonë gri dhe fëmijët rrëmbehen nga krahët e prindërve të tyre.



