
Lars von Trier, regjisori i mirënjohur dhe kontrovers danez, është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit.
Lajmin e bëri të ditur Zentropa – kompania e produksionit që von Trier e bashkëthemeloi në vitin 1992 me producentin Peter Aalbæk Jensen.
Von Trier, i cili tani është 66 vjeç, është vlerësuar për disa prej filmave të tij.
"Nymphomaniac" në vitin 2013 bëri bujë, pavarësisht kritikave.
Von Trier mbetet një nga regjisorët më polarizues që punojnë sot. Manifesti i tij “Dogme 95”, revolucionarizoi kinemanë artistike me angazhimin e saj të pakompromis ndaj autenticitetit.
Humori i zi që mbështet pjesën më të madhe të punës së tij, si dhe qasja e tij konfrontuese ndaj marrëdhënieve gjinore, e ka bërë atë të fitojë fansa të përkushtuar, por njëkohësisht edhe kritikues të pasionuar.



