Një hajduti në rrugë nuk i ka shkuar siç duhet plani i vjedhjes.
Pasi i ka marrë nga dora telefonin një vajze në rrugë, ai ia ka mbathur me vrap, por ka përfunduar gabimisht në oborrin e stacionit të policisë.
Ngjarja ka ndodhur në provincën Shenzen, në Kinë, ku hajduti është kapur vetëm 10 sekonda pas grabitjes.
Kjo për shkak të gabimit të tij, pasi në ikje e sipër, nuk e ka kuptuar se kishte hyrë me këmbët e tij në stacionin e policisë.



