
Silvio Berlusconi, njeriu që drejtoi katër qeveri në Italinë fqinjë, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare në spitalin ku u trajtua në muajin prill për një infeksion në mushkëri, të lidhur me një sëmundje të cilën nuk e kishte bërë publike më parë: leuceminë kronike. Lidhur me vdekjen e tij, politologu Alban Daci në një lidhje skype sme MCN Live deklaroi se Italia ka humbur një personalitete shumë të rëndësishëm. Ai tha se Berlusconi ishte pjesë e një të djathte të moderuar evropaine dhe se ai i ka dedikuar jetën e tij Italisë. “Mendoj se Berlusconi duhet ta ndajmë në dy plane. Në planin e sipërmarrësit dhe në planin e asaj se çfarë ka bërë në ekonomi apo në media. Italia ka humbur një personalitet mjaft të spikatur sepse dhe fjalimi i tij i parë kur ka marrë rrugëtimin e një politikani ka qenë me fraza patriotike për Italinë dhe bëri një revolucion të madh dhe kuptoi se partitë ideologjike kishin mbaruar dhe ishte ndër të parët që hoqi dhe fjalën parti nga subjekti politikë që krijoi duke vendosur Forza Italia”. Në vijim ai shtoi se Berlusconi gjithmonë ka bërë lajm dhe sigurisht që dhe vdekja e tillë do të bënte lajm. “Ajo që ne vëmë re është se Berlusconi bënte shaka dhe me vdekjen dhe kur e sulmonin në mënyrë të padrejtë apo kur kërkonin ta denigronin figurën e tij. Disa gazetarë klasikë që kanë pasur përplasje të egër me Berlusionin nuk e kanë respektuar ndarjen e tij nga jeta. Sigurisht për të djathtën ka humbur një person që beson thellësisht në konceptet e lirisë te një e djathtë e moderuar evropaine, po ashtu SHBA kanë humbur një alet të madh në Evropë dhe më gjerë. Berlusconi është një njeri që ka dhe simpatizantët tij. Ishte ai që na trasmetntonte filozofinë e tij politike përmes barcaletave, ishte një fenomen, ishte personi që surprizonte me shakatë e tij. Ai është me të vërtetë simbol i tolerancës në politikën italiane dhe mbetet një nga kontribuuesit më të mëdhenj të ekonomisë italiane”. Daci theksoi se Berlusconi është një njeri që ja ka dedikuar jetën e tij Italisë dhe se e djathta është në një moment të traumatizuar, ka disa lloj idesh se çfarë do të ndodhë me Forza Italia. ‘Berlusconi bëri revolucionin e komunikimit politik, ku me rëndësi ishte dedikimi i liderit të saj. Forza Italia nuk besoj se do mbijetoj më, mund të bashkohet me partinë e Melonit dhe kjo është një humbje për të djathtën. Një tjetër çështje e rëndësishme pas vdekjes së Berlusconit është dhe çështja e trashëgimisë, por këtë Berlusconi e ka bërë dalëngadalë vitet e fundit për shkak dhe të shëndetit”.



