
Zhvendosja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga qytete të ndryshme të vendit drejt Tiranës është një veprim i papranueshëm dhe në kundërshtim të hapur me ligjin që rregullon veprimtarinë e kadastrave.
Kështu u shpreh ish-zëvendëskryeregjistruesi i Kadastrës, Flamur Çollaku, i ftuar në edicionin e lajmeve në MCN TV.
Sipas Çollakut, ky vendim vështirëson ndjeshëm shërbimin ndaj qytetarëve dhe bizneseve, duke krijuar pengesa të panevojshme administrative dhe duke centralizuar një shërbim që ligjërisht duhet të ofrohet në
Ky veprim bie në kundërshtim me ligjin nr. 111, konkretisht me nenin 7, ku përcaktohet qartë se:“Agjencia Shtetërore e Kadastrës organizohet në nivel qendror, përmes Drejtorisë së Përgjithshme, dhe në nivel vendor, përmes drejtorive si struktura vartëse.”
Prandaj dërgimi i të gjitha shërbimeve drejt Tiranës bie ndesh drejtpërdrejt me këtë dispozitë ligjore.
Procesi ka nisur fillimisht me Kavajën dhe Durrësin, edhe pse Kavaja nuk është zyrë regjistrimi e nivelit të dytë, pasi territori i saj është i gjerë dhe në zhvillim. Më pas janë zhvendosur shërbimet edhe nga Tirana, Durrësi, Shkodra dhe së fundmi Vlora.
Sipas ish-zyrtarit të kadastrës, mbyllja e këtyre shërbimeve jo vetëm që bie në kundërshtim me ligjin, por edhe me praktikat e vendeve të tjera të rajonit, ku shërbimet kadastrale ofrohen pranë komunave.
Kjo, e decentralizon sistemin, e bën shërbimin më fleksibël dhe më të aksesueshëm për qytetarët, të cilët përndryshe do të përballen me vështirësi të panevojshme.



