
Tre koncerte janë organizuar sot në Gjermani për t’i dhënë mundësi shkenctarëve të studiojnë rreziqet nëse evente të tilla masive organizohen gjatë pandemisë së koronavirusit.
Sipas BBC për këtë kanë marrë pjesë 4 mijë vullnetarë të pastër nga COVID nga mosha 18-50 vjeç. Ky studim nga universiteti Halle është kryer sot, këtë të shtunë, në Gjermani dhe më konkretisht në Leipzig.
Përveç 4 mijë vullnetarëve si i tillë pranoi të merrte pjesë edhe kantauatori Tim Bendzko, që do të perfermojë në të tre koncertet.
Ky studim në Gjermani vjen pikërisht në ditën kur rastet e reja me koronavirus shënuan rekord që prej datës 25 prill, me mbi 2500 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në në 232.082, raportoi Instituti Robert Koch.
Studimi i koncertit, i quajtur Restart-19, u krijua "për të hetuar kushtet në të cilat ngjarje të tilla mund të kryhen pavarësisht pandemisë,"- thanë studiuesit.
Shkencëtarët planifikuan të ekzekutojnë tre skenarë të ndryshëm me rreth 4,000 vizitorë në ‘Quarterback Immobilien Arena’ në Leipzig gjatë së shtunës.
E para synon të simulojë një ngjarje para pandemisë; e dyta me higjienë më të madhe dhe një distancim shoqëror; dhe i treti me përgjysmim të pjesmarrësve dhe me secilin person që qëndron 1,5 milion larg njëri-tjetrit.



