
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me krizën energjetike që Kosova po përjeton. Përmes një reagimi në “Twitter”, Rama shkruan se ka Shqipëria do të vlerësojë çdo mundësi ndihme për Kosovën në dy ditët e festës së Vitit të Ri.
“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!
Shqipëria s'e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s'mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”, shkruan Rama.



