
Vëllezërit shqiptarë nga Kosova, Arbnor dhe Rinor Selmani të lindur në Danimarkë, së fundi kanë treguar suksesin e tyre në ‘x factor Danimarka’.
Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ata thanë se ju futen këtij kompeticioni për ta provuar fatin dhe dolën të dytët më të mirët në Danimarkë.
Të themi të drejtën ne nuk e dinim se ku do arrinim për të marrë pjesë por e provuam.
Atë ditë ne jemi futur për shaka dhe thanë ta provojmë dhe dolëm në vendin e dytë. Ne kemi kënduar që të vegjël fillimisht me motrën, por pastaj jo më. Kur u fut vëllai në ‘x factor Danimarkë’, ata i thanë ta provosh në duet të këndoni dhe u futa unë.
Ne arritëm të marrim sukses, edhe pse nuk kemi kënduar shqip sepse mentori ynë nuk donte gjuhë tjetër, por ne kemi kërcyer me melodi shqip.



