
Deputeti demokrat i qarkut të Vlorës, Agron Shehaj, akuzon kryeministrin Rama se nuk ka mbajtur premtimin për kompensimin e dëmeve të shkaktuar nga përmbytjet e dy viteve më parë.
Shehaj, i cili përfaqëson demokratët e Vlorës, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit, e cilësoi shfaqje të radhës premtimin e kryeministrit Rama për vlerësimin dhe kompensimin e dëmëve të shkaktuara nga uji gjatë javës që lamë pas.
“Këta banorë të përmbytur në 2015 u mashtruan dhe akoma po presin kompensimin e premtuar nga Rama. Sot Rama bën shfaqjen e radhës dhe iu premton kompensim për 2017”, shkruan Shehaj në profilin e tij.



