Pas 19 tamponëve dhe 170 ditëve në karantinë, gruaja del përsëri pozitive me COVID-19, pushohet dhe nga puna

Pas 19 tamponëve dhe 170 ditëve në karantinë, gruaja del përsëri pozitive me COVID-19, pushohet dhe nga puna

Shteti fqinj, Italia është një nga vendet më të prekura nga pandemia e koroanvirusit. Madje atje, është regjistruar rasti i një pacienti që po “çudit botën”. Nada Cava, 49-vjeçe nga Marche, ka që prej 13 marsit që qëndron në karantinë, pasi 19 tamponët që ka bërë këto pesë muaj e nxjerrin atë pozitive me COVID-19.

Para infektimit, gruaja ka punuar në një supermarket, por gjatë kësaj kohe ajo e ka humbur atë vend pune, sepse pronarët i kanë thënë se nuk mund të presin më gjatë. Gjëja e mirë në këtë histori, është fakti se Nada nuk ka shfaqur simptoma shumë të avancuara, por e kaloi me simptoma të lehta dhe në asnjë moment nuk iu rrezikua jeta.

“Unë nuk ndihem mirë tani, jam vërtetë e zemëruar. Shpresoj që ky makth të përfundojë një herë e përgjithmonë. Tani ata do të më dërgojnë në spitalin Covid në Pescara dhe do të më thonë nëse jam e përshtatshme për trajtimin e plazmës hiperimune. Unë tashmë kam qenë atje javën e kaluar. Shpresoja të filloja menjëherë terapinë por më bënë vetëm analiza, shpresoj të filloj së shpejti. Mendoj shpesh që kjo është vetëm një ëndërr e shëmtuar dhe kur të zgjohem të mbaroj, por fatkeqësisht nuk është kështu”, u shpreh 49-vjeçarja.

Si pasojë e sëmundjes, Nada nuk mori pjesë në funeralin e nënës së saj dhe dasmës së vajzës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy