Beçi: Meta rrezikon 7-15 vjet burg nëse vërtetohen akuzat

Beçi: Meta rrezikon 7-15 vjet burg nëse vërtetohen akuzat

Avokati dhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv u shpreh se ish-presidenti Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg për 3 akuza që SPAK ka formuluar ndaj tij.

Beçi dënoi edhe mënyrën e dhunshme të arrestimit të ish-presidentit për të cilën tha se nuk mund të bëhej një skenë e tillë në rrugë sepse është ish-presidenti dhe jo një person që po shkëmbente drogë.

Ka një procedurë standarde që realisht duhej të ndiqej. Mund të shmangeshin këto skena të arrestimit sepse i arrestuari ka qenë disa herë vetë në SPAK. Një skenë të tillë mund të bëhej nëse ky zotëria do t’i shmangej SPAK-ut dhe policia t’i bënte thirrje dhe ta arrestonte.

Këo mund të kthehen në problematikë edhe për personat që janë rrotull aty. Mjaftonin dy patrulla policie me logo sepse është ish-presidenti dhe jo një person që po shkëmbente drogë. Duhet të ndërhyjë edhe prokuroria duhet të hetojë.

Nëse e kaë ndjekur nga Kosova, arrestimi i presidentit nuk mund të bëhej në mes të rrugës, por në zyrë apo shtëpi. Duke patur parasysh akuzat Ilir Meta rrezikon të dënohet deri në 15 vite burg. Pastrimi i produkteve të veprës penale ka 7-15 vite burg. 20 vite nuk lejohet se është deri në 15 vite.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy