Shpërndanin doza kokaine në lokale, arrestohen 2 persona në Himarë

Shpërndanin doza kokaine në lokale, arrestohen 2 persona në Himarë

Policia e Himarës ka arrestuar dy persona, A. Rr., 26 vjeç dhe N. V., 34 vjeç, pasi shpërndanin doza kokaine, kryesisht në lokalet e natës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza të lëndëve narkotike kokainë, gati për shitje, një shumë parash dhe 2 celularë. Njoftimi i policisë: Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 9”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Shpërndanin doza kokaine, kryesisht në lokalet e natës, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë, gati për shitje, një shumë parash dhe 2 celularë. Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 9”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: -A. Rr., 26 vjeç dhe N. V., 34 vjeç, banues të dy në Borsh, Himarë. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, rreth 130 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe 2 celularë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shpërndanin dozat e kokainës, në zonën e Himarës, kryesisht në lokalet e natës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy