Një shtëpi e vogël në sipërfaqe mund të duket krejt e kundërta falë sekreteve të dizajnerëve të interierit. Ja disa prej tyre:
Pasqyrat
Ato mund të ndihmojnë për të krijuar idenë e një hapësire më të bollshme. Reflektimi i dritës bën që të krijohet ideja se dhoma ka më shumë dritare. Për një efekt të plotë, pasqyra duhet të reflektojë një mjedis të jashtëm.
Blini mobilje të mëdha për dhomën e gjumit
Gabimi më i madh në hapësirat e vogla është blerja e mobiljeve të vogla. Mënyra më e mirë për ta bërë një dhomë gjumi të duket e madhe është një krevat dhe dy komodina të mëdha anësore. Ato do të shërbejnë për të future shumë gjëra, që kursen hapësirë diku tjetër.
Perdet
Ngjyrat e hapura lejojnë më shumë dritë të futet brenda duke krijuar idenë e një dhome më të madhe. Edhe lartësia e tyre ka rëndësi. Ato duhen varur sa më lart.
Blini një tapet të madh
Edhe nëse hapësira është e vogël. Blini një tapet të madh. Rezultati do të jetë një pjesë e konsiderueshme e vendosur poshtë kolltuqeve, por shikojini anën e mirë. Hapësira duket më e bollshme.
Lyejini muret me ngjyra të hapura
Nëse jeni në dilemë për ngjyrën e mureve, zgjidhni të bardhën. Por nëse kërkoni diçka ndryshe, mund t’i shtoni pak pigment. Ngjyrat e hapura dhe muret e larta krijojnë idenë e një hapësire më të madhe.



