Europa në “darën” e borës dhe acarit, 21 të vdekur (FOTO)

Europa në “darën” e borës dhe acarit, 21 të vdekur (FOTO)

Dëbora dhe i ftohti ekstrem kanë shkaktuar kaos në disa pjesë të Evropës. Gjermania dhe Austria janë goditur më rëndë nga reshjet e borës. Në Austri ka zona, ku trashësia e borës arrin deri në 3 metër.

Zonat alpine mbeten në alarm të lartë, pasi temperatura nën zero dhe reshje të tjera dëbore pritet të vijojnë në Europën Qendrore në ditët e ardhshme.

Dy skiatorë gjermanë humbën jetën si pasojë e ortekëve në Alpet austriake, ndërsa aksidentet rrugore për shkak të motit të keq shënuan gjithashtu viktima.

Kryqi i Kuq Bullgar gjeti trupat e dy skiatorëve të tjerë nga qyteti Yambol, pasi një ortek përfshiu malet e Pirinit.

Të paktën 21 vdekje të lidhura me motin janë raportuar në të gjithë Evropën gjatë javës së kaluar, bën të ditur Associated Press.

Trupa të ushtrisë gjermane dhe austriake janë vendosur në të gjithë Bavarinë për të ndihmuar banorët që vijojnë të mbeten të bllokuar nga dëbora.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy