“Shqipëria, do përballet me realitet të ri çmimesh”, Sejko tregon projeksionin për 2022-shin

“Shqipëria, do përballet me realitet të ri çmimesh”, Sejko tregon projeksionin për 2022-shin

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se Shqipëria dhe rajoni do të përballen me një realitet të ri çmimesh dhe pasigurie në tregjet botërore.

Ndër të tjera, Sejko theksoi se inflacioni pritet të qëndrojë mbi objektiv në dy vitet e ardhshme. 

Deklarata e Sejkos u bë gjatë prezantimit të Raportit të Tranzicionit i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim 2021-2022.

Shqipëria dhe rajoni po përballen me një realitet të ri çmimesh dhe pasigurie në tregjet botërore. Si ekonomi të vogla dhe të hapura, ne s’mund t’ju shpëtojmë pasojave të këtij realiteti. Në vija të përgjithshme ekonomia shqiptare po përballet me kosto shtesë për familjet, bizneset dhe bilancet e sektorit publik në një horizont kohor jo të shkurtër. Në aspektin negativ, projeksionet tona sugjerojnë se inflacioni pritet të qëndrojë mbi objektiv për pjesën më të madhe të dy viteve të ardhshme, marzhet e fitimit të biznesit do të vihen në presion, në aspektin pozitiv, projeksionet tona sugjerojnë që vëllimi i aktivitetit ekonomik do të shënojë rritje gjatë vitit 2022. Fokusi i autoriteteve publike duhet të jetë i dyfishtë, të mbrohen shtresat nevojë të shoqërisë dhe segmentet e brishta të ekonomisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy