Deputeti i ri i LSI-së, Endrit Braimllari, ka reaguar me një status pas mbledhjes së Taks Forcës për luftën kundër drogës në vend. Braimllari shprehet në statusin e tij në “Facebook” se është vetë ‘bosi’ i drogës, ai që po drejton Task Forcën.
Gjatë mbledhjes, kryeministri Rama tha se në shënjestrëne policisë do të jenë “bosët e drogës”.
Reagimi i Braimllarit
BOSI I DROGËS DREJTON TASK-FORCËN !!
Në 4 vite Edi Rama bashkëpunoi ngushtë me grupet kriminale, duke lejuar mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit.
Edi Rama në 4 vite udhëhoqi rrjetet dhe grupet kriminale me qëllim shfrytëzimin e tyre dhe paratë e krimit për fushatë elektorale.
Edi Rama tani kërkon të lajë duart duke ngritur një plan kombëtar për luftën kundër kanabisit, që nuk është gjë tjetër veçse krijimi i linjave të reja të kultivimit të kanabisit.
Bosi i drogës po djeg arat, tani që nuk kanë asnjë vlerë, me qëllim që të pastrohen mirë për të mbjellë kanabis të ri.



