
Twitter ka bllokuar llogarinë e Kanye West pasi reperi dhe producenti diskografik postoi një mesazh që kishte përmbajtje antisemitike.
Menjëherë pasi West sulmoi hebrejtë rrjeti social e hoqi tweet-in duke vënë paralajmërimin "Ky tweet shkeli rregullat e Twitter".
Edhe pse ende aktive, një zëdhënës i platformës tha për BuzzFeed News se llogaria në fjalë është bllokuar, për shkak të shkeljes së rregulloreve të Twitter. Vendimi erdhi pasi Meta vendosi kufizime edhe në llogarinë e West në Instagram, e cila dy ditë më parë postoi një tjetër mesazh antisemitik, duke pretenduar se reperi Diddy kontrollohej nga hebrenjtë.
Producenti kontrovers i muzikës, i cili zyrtarisht ndryshoi emrin e tij në Ye, kishte tërhequr kritika për veshjen e një bluze me fjalët "White Lives Matter" në javën e modës në Paris në kontrast me "Black Lives Matter ", e përdorur nga lëvizja për të drejtat e afrikano-amerikanëve.



