Seksi është një përvojë njerëzore komplekse që përfshin disa procese të ndryshme neurologjike. Aktivitete të ndryshme seksuale mund ta ndryshojnë këtë proces, duke shkaktuar çlirimin e kombinimeve të ndryshme të hormoneve. Të qenit dominant gjatë seksit mund të shkaktojë gjendje të ndryshuara të ndërgjegjes që përfshijnë përqendrim dhe komunikim të shtuar, procese më të mira vendimmarrjeje dhe rritje të vetëbesimit. Të gjitha këto mund ta ndihmojnë një individ të shkëlqejë në vendin e punës edhe disa ditë pas përvojës seksuale.
Gjatë një raporti seksual, truri ynë kalon përmes një procesi kompleks që fut në lojë homone si norepinefrina, dopamina, okistocina etj. I gjithë procesi rregullohet nga hipotalamusi, një zonë në qendërtë trurit që drejton disa funksione biologjike si rregullimi i presionit të gjakut dhe cikleve të gjumit.
Aktivitete të ndryshme seksuale mund ta ndryshojnë këtë proces, duke shkaktuar kombinime të ndryshme të hormoneve që çlirohen.
Një studim i kryer në vitin 2013 arriti në konkluzionin se individët që përfshihen në praktikat BDSM kanë nivele më të ulëta të ankthit, më pak neuroza dhe më shumë siguri në marrëdhëniet e tyre romantike.
Studimi gjithashtu vlerësoi se BDSM është më shumë një praktikë e kohës së lirë sesa një dëshirë aktuale psikologjike. Për shembull, njerëzit që përfshihen në praktika sadomazokiste në shtrat zakonisht nuk kanë dëshirë të lëndojnë dikë jashtë dhomës së gjumit, pra ky është një element të cilit ata ia marrin kënaqësinë gjatë seksit. Merrni parasysh sadomazokizmin, për shembull. Sadomazokizmi është një nëngrup i BDSM që përkufizohet si kënaqësi seksuale nga dhimbja, nëse e ushtron te tjetri te sadistët dhe nëse zgjedh ta ushtrojnë te ty te mazokistët. Shumica e studiuesve thonë se sadomazokizmi konsensual nuk është aspak i dëmshëm.
Aktivitetet sadomazokiste ndryshojnë gjendjen e vetëdijes, thonë dy studime të kryera në Universitetin Verior të Illinoisit.
Studiuesit arritën në përfundimin se këto praktika janë mjaft të ngjashme me përvojat që njerëzit kanë gjatë jogës ose meditimit intensiv - përqendrimi dhe çlirimi i stresit dhe tensionit pas këtyre eksperimenteve sugjerojnë se me të vërtetë vetëdija ndryshon kur përjetojmë dhimbje, madje edhe në një skenar të tillë si seksi BDSM.
Si mund të ndikojë të qenit mbizotërues në dhomën e gjumit?
Rritja e përqendrimit, që cili përjetohet për shkak të fluksit të shtuar të gjakut.
Vetëbesimi në vendimmarrje, i cili ndodh për shkak të uljes së nivelit të kortizolit që tenton të jetë më domethënës tek ata që janë dominues në shtrat.
Rritje e vetëbesimit.
Rritja e intuitës dhe aftësisë për të dëgjuar tjetrin /zgjidhjes së problemeve, e cila vjen nga besimi i lidhjes së krijuar midis një dominuesit dhe të nënshtruarit. Kjo është një pjesë kritike e sigurisë gjatë skenave BDSM.
Këto ndryshime në gjendjen e ndërgjegjshme mund të jenë të dobishme dhe mund të shtrihen shumë përtej kufijve të dhomës së gjumit.
Sipas terapistes së seksit Jamila Dawson, një kliente e saj në një rast ia kishte dalë të kapërcente bllokimin e shkrimtarit mëngjesin e nesërm të një nate të kaluar seksi të natyrës BDSM. Klientja raportoi se ndihej e lirë, e sigurt, me vetëbesim dhe krijuese. Ky nuk është rasti i vetëm i një artisti që aktivitetet BDSM i kanë luajtur rol në sukses. Në vitin 2016, kompozitori austriak Georg Friedrich Haas ia atribuoi një pjesë të madhe të suksesit të tij si artist martesës së tij të çuditshme me trajneren e seksit, Mollena Williams.
Haas shpjegoi në një artikull të New York Times se jeta e tij seksuale e gjallë, e cila shpesh përfshinte BDSM, "përmirësoi në mënyrë dramatike produktivitetin e tij dhe u dha formë të re këndvështrimit të tij artistik".



