Vijon monitorimi për respektimin e masave anti-Covid nga policia.
Vetëm në 24 orët e funidit janë gjobitur 2005 qytetarë të cilët nuk kishin vendosur maskën, duke u gjobitur në këtë mënyrë me masën administrative të vendosur prej 3000 lekësh.
Në vijim të kontolleve të vazhdueshme nga ana e polcisë janë gjobitur 7 qytetarë të cilët nuk aknë respektuar vetëkarantinimin e detyruar pasi ishin të infektuar me Covid. Masa administrative e marrë për këta 7 shtetas iu është faturuar me një vlerë prej 700.000 lekësh.
Janë konstatuar gjithashtu edhe 9 lokale të cilët nuk respektonin protokollin anti-covid dhe vijonin ushtrimin e aktivitetet pas orarit të lejuar. Administratorët e këtyre subjekteve janë gjobitur me një vlerë prej 1.000.000 lekësh.
Gjithashtu, gjatë fundjavës, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 85 qytetarë që lëviznin në rrugë



