“Dëgjova krisma dhe pash gjyshin përtokë”, zbardhet dëshmia e 17-vjeçarit të plagosur në Velipojë

“Dëgjova krisma dhe pash gjyshin përtokë”, zbardhet dëshmia e 17-vjeçarit të plagosur në Velipojë

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy shtetasit Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli të cilët dyshohen si të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Velipojë ku mbetën të vrarë katër shtetas dhe dy të plagosur.

Seanca për masën e sigurisë është zhvilluar në spitalin e traumës në Tiranë pasi vijojnë të jenë të shtruar atje.

Lidhur me ngjarjen një dëshmi ka dhënë 17-vjeçari Elmedin Dyli, nipi i viktimës Kujtim Ferracaku i cili ka rrwfyer se fillimisht ka pas pune ka dalw pwr tw konsumuar njw kafe me stafin, por ka dwgjuar debate dhe mw pas krisma arme.

Punoja tek gjyshi Kujtim Ferracaku si kamarier dhe pasi kam mbaruar punën rreth orës 23:30 kemi dalë me stafin e lokalit para hotel Fantazisë për të pirë një kafe dhe aty kam dëgjuar debate që vinin përtej lokalit të Hasanit dhe siç kemi qenë bashkë kemi shkuar tek vendi në fjalë. Aty kam parë Hasanin që ishte në tavolinë me një person duke sqaruar debatin mes tyre, kishte edhe persona të tjerë të pranishëm. Në këtë kohë ka shkuar aty edhe Kujtimi, gjyshi im dhe ka lëshuar disa fjalë drejt tyre “janë marre këto punë, kush jeni ju” dhe aty kam dëgjuar krisma arme që më kanë ardhur në krah pas meje dhe kam parë gjyshin që është rrëzuar në tokë. Aty kanë filluar edhe të shtëna të tjera me armë zjarri. Armë ka patur gjyshi Kujtimi, Hasan Ferracaku dhe Abedin Ferracaku, djali i Hasanit kurse pala tjetër ka patur automatik. Kur ata kanë qëlluar gjyshi i është kundërpërgjigjur.

Në dosjen që ka prokuroria për këtë ngjarje thuhet se janë përdorur të paktën katër lloje armësh. Janë konstatuar një armë tip pistoletë e llojit T-T me 6 fishekë në krehër dhe një fishek në folenë e fishekut ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 22 gëzhoja të shpërndara në të gjithë vendin ku ndodhi vrasja e katër personave dhe plagosja e dy të tjerëve.

Mesnatën e 27 qershorit mbetën të vrarë Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit Edmond dhe Xhovan Gocaj dhe kamarieri Musaen Zeneli ndërsa u plagosën Hasan Ferracaku dhe Elmedin Dyli.

Sipas prokurorisë dy shtetasit e arrestuar rrezikojnë burgim jo më pak se 25 vjet ose burgim të përjetshëm në bazë të veprave penale që dyshohet se kanë konsumuar. Përveç dy të arrestuarve në kërkim janë edhe tre djemtë e Hasan Ferracakut, shtetasit Abedin, Astrit dhe Shyqyri Ferracaku si të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy