
Analisti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, thotë se ish-Sekretarja e Shtetit e SHBA, Madeleine Albright, do të përfshihet në dialogun Prishtinë- Bograd, sepse “ajo e njeh terrenin dhe flet serbisht”.
“Nuk është me rëndësi se çfarë mendojnë serbët, nëse Madeleine Albright duhet të përfshihet, ose jo. Ajo do të përfshihet. Ajo është një ish-sekretare e Shtetit. Rryma është e rëndësishme, jo aq në Partinë Demokratike, por në botën demokratike, pjesën e botës demokratike që mendon për politikën e jashtme. Ajo është kryesuese e këshillit të Institutit Kombëtar Demokratik. Ajo do të përfshihet. Dhe ajo është gjithashtu dikush që jetoi në Serbi, ajo flet Serbisht. Unë mendoj se kjo duhet vlerësuar”, tha Server, duke komentuar praninë e ish-Sekretares së shtetit në Dhomën e Përfaqësuesve në Uashington.
Javën e kaluar, në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan në Uashington u mbajt një sesion, në të cilën u diskutua edhe për Kosovën dhe Serbinë.
Ky sesion tërhoqi vëmendjen, ndër të tjera, edhe për faktin se në të mori pjesë edhe Madeleine Albright, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit.



