
Lleshi: Shprehëm revoltën në Londër, u dhunuam fizikisht. Vota e diasporës do të jetë mbresëlënëse
Arian Lleshi, aktivist që jeton në Britaninë e Madhe tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se është veprim i pacipë nga ana e Ramës, kërkimi i votës së diasporës duke qenë se është ai shkaktari i largimit të qytetarëve nga vendi.
Më tej, Lleshi tha se ai së bashku me disa miq dhe njerëz të pakënaqur shkuan sot në takimin e Ramës për të shprehur revoltën e tyre, po që u hasën me dhunë fizike.
Bashkë me disa miq dhe njerëz të pakënaqur dhe larguar prej vendit për shkak të qeverisjes së Ramës u futëm në event dhe dhamë mesazhin tonë që Rama nuk është i mirëpritur këtu, është shkaktar i largimit masiv prej mbi 10 vitesh. Ka mbi 500 mijë shqiptarë azilkërkues të dokumentuar në BE.
Të vijë kryeministri që na ka larguar të na kërkojnë nuk e di sa cipë i duhet të mos ketë.
Bashkatdhetarët ishin relativisht neutral. Patronazhistët na kanë dhunuar aq sa kanë mundur. Na kanë dhunuar fizikisht. Nuk e di nëse jeni në dijeni, para grupit tonë ishte një grup tjetër që shprehu revoltën e tij, është marrë dhe rrahur brutalisht, nuk e di nëse keni pamje djali ka qenë i shtrirë në tokë.
Edhe grupi jonë është dhunuar, e kam me pamje. Grushte në kokë, ndaj meje dhe të tjerëve që po protestonin me mua.
Benjaminët e Ramës janë edhe më ramistë se Rama vetë.
E kam denoncuar deri më tani vetëm në rrjete sociale.
Komuniteti shqiptar është deri diku 200 mijë njerëz. Regjistrimi ende nuk është hapur, nuk jemi ende në atë fazë, jam i sigurtë.
Sipas Lleshit, pjesëmarrja e diasporës në votime do të jetë mbresëlënëse.
Pjesëmarrja e diasporës në votime do të jetë mbresëlënëse. Në diasporës nuk mund të thotë që të kam në administratë që mund të heq.



