Xhepa: Shteti të subvencionojë strukturat turistike që punojnë në verë! Shkollat profesionale s'e plotësojnë kërkesën si duhet (VIDEO)

Xhepa: Shteti të subvencionojë strukturat turistike që punojnë në verë! Shkollat profesionale s'e plotësojnë kërkesën si duhet (VIDEO)

Eduard Xhepa, kryetar i Shoqatës së Turizmit në Durrës deklaroi përmes një lidhje ‘Skype’ me studion e MCN Live se  sezoni turistik në Durrës ka nisur pozitivisht dhe trendi i rritjes së numrit të turistëve është i dukshëm.

Duke vijuar më tej shpjegimin e tij, Xhepa tha se turistët që vizitojnë më së shumti Shqipërinë janë nga Gjermania, Polonia, Italia dhe vendet nordike.

Sipas Xhepës, Shqipëria është interesante për këta turistë pasi ata kanë kuriozitetin të shohin një vend ndryshe.

Sa i përket Durrësi sezoni ka nisur pozitivisht këtë vit. Trendi i rritjes së turistëve është i dukshëm, krahasuar me vitin e kaluar ka rritje, sidomos në 2 muajt e parë ka pasur rritje të turistëve. Shifrat janë delikate dhe nuk mund të themi konstatojmë që situata për muajt qershor-shator është e kënaqshme. Pritshmëritë për këtë vit do të jenë të kënaqshme për të gjithë Shqipërinë. Vjet na rriti zgjatja e sezonit që e kemi kërkuar prej vitesh dhe është arritur.

Turistët që kanë frekuentuar Shqipërinë kanë qenë gjermanë italianë polakë dhe nordikë. Trendi i rritjes së Shqipërisë si vend turistik është i kënaqshëm. Shqipëria është vend që ka bregdetin, kulinarinë, malin.

Gjithë vendet që përmenda janë të zhvilluara, kanë kuriozitetin për të parë një vend si Shqipëria që është ndryshe nga ato. Përveç vlerave natyrore kemi dhe veçorinë tonë të zhvillimit të turizmit, E bukura jonë është që jemi ndryshe nga ato. Do të ketë gjithmonë rritje pasi kurioziteti është që të shohin diçka ndryshe por nuk do të thotë që nuk do punojmë për të rritur standardet për të qenë konkurrentë. Në Shqipëria interesante gjëja ndryshe që ne kemi.

Paga minimale e punëtoreve nuk po na krijon asnjë problem. Ne në këto takime duhet të ngremë zërin për subvencione nga shteti për strukturat turistike që punojnë vetëm verës. Problematikat e tjera dihen, shteti duhet të mendojë një lloj subvencioni për strukturat turistike. Paga minimale nuk është problematike, por nëse fillon trendi i rritjes së pagave minimale por të harrojmë ata që kanë pagë më të lartë duhet të ndalojmë pak.

Që punonjësit të jenë të sigurtë duhet t’i garantosh punë gjatë gjithë vitit. Ata që punojnë gjithë vitit punojnë me mendje të mbledhur dhe rriten ne profesion dhe pagë gradualisht. Filozofia është garantimi i punës gjatë gjithë vitit.

Më tej, Xhepa tha se çdo strukturë turistike ka nevojë për 20-30% më shumë punonjës nga sa disponon. Sipas  Xhepës shkollat profesionale nuk po i furnizojnë si duhet këto struktura.

Duhet të bëjmë njerëzit tanë të punojnë. Sektori i turizmit, sot po të pyesësh çdo strukturë ka nevojë për 20-30% të numrit të punonjësve që ta shtojë. Numri i punonjësve do plotësohet ose duke i marrë nga jashtë, ose duke krijuar punonjës nga shkollat profesionale që nuk po na furnizojnë si duhet. Mbarojnë shkollën dhe ikin jashtë shtetit. Është situatë e paqartë. Punonjësit e huaj do plotësojnë një hendek të mirë në fushën e turizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy