
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vendosë në fillim të javës nëse do të shkojë në takimin e Brukselit. Kurti përmendi dy data të mundshme për takimin në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kurti tha se për këtë do të flasë me ekipin dhe do të vendosë gjatë javës. Kreu i qeverisë tha se është i gatshëm për takime të nivelit të lartë për depërshkallëzim të situatës në Veri.



