Detaje të reja kanë dalë në pah nga dosja Veliaj. Mësohet se kryebashkiaku ka ndihmuar pronarin e kompanisë Agi Kons, Gent Sulën që të shmangë mijëra euro taksa për ndërtimet luksoze. Sipas hetimeve mësohet se Sula ka nxjerrë leje ndërtimi për hoteleri, por ka ndërtuar vila duke përgjysmuar vlerën e taksave në dëm të shtetit.



