Facebook “i mbyll derën” themeluesit të “Cambridge Analytica”

Facebook “i mbyll derën” themeluesit të “Cambridge Analytica”

“Facebook” ka pezulluar nga rrjeti themeluesin e “Cambridge Analytica”, Christopher Wylie.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Wylie përmes një postimi në Tuiter, ku shprehet se llogaria i është mbyllur për shkak se vendosi të fliste.

Ky është zhvillimi i radhës në një histori të komplikuar që doli në dritë ditët e fundit falë një raportimi në “The New York Times” dhe “The Observer”.

Wylie është bashkëthemelues dhe analist i “Cambridge Analytica”, kompania kontraverse e të dhënave që ka punuar për Donald Trump gjatë fushatës presidenciale.

Ai u ka dhënë mediave prova të aktiviteteve të kompanisë, por edhe hetuesve të krimit kibernetik në Britaninë e Madhe. Në fundjavën që shkoi, ai foli në televizion për mënyrën si kompania ka marrë të dhënat e rreth 50 milionë përdoruesve të rrjetit.

“Këto të dhëna na dhanë ne mundësi të hyjmë në zemrat dhe mendjet e votuesve amerikanë, në një mënyrë që askush nuk ka mundur më përpara”, tha ai në intervistën e dhënë për Channel 4.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy