
Dosja e atentatit me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër ka kaluar në SPAK. Hetuesit e SPAK do të ripyesin autorin e masakrës Ragip Gila.
Po ashtu pjesë e personave që do të pyeten është edhe Denis Brajoviç. Ky i fundit është vëllai i Erogen Brajoviç, i plagosur në këtë atentat.
Gila tha se donte të vriste Erogen pasi kishte përplasje me të, por hetuesit e SPAK dyshojnë se është alibi nga Gila, i cili është vrasës me pagesë.



