Raporti i Komisionit të Venecias/ Ironizon Meta: Si mund t’i trembet raportit “Luani i Artë i Venecias”?

Raporti i Komisionit të Venecias/ Ironizon Meta: Si mund t’i trembet raportit “Luani i Artë i Venecias”?

Pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias që konkludon se Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën me anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, ka ardhur edhe reagimi i Meta, i cili prerazi deklaroi se nuk i druhej komisionit të Venecias pasi ka respektuar në mënyrë të shkëlqyer Kushtetutën.

Edhe pse Meta nuk pranoi të komentonte draf raportin e publikuar në media i cili mban datën 29 shtator, por zgjodhi të thoshte se pasi stafi i presidencës do të ketë në dorë raportin zyrtarë do të bëjë publike qëndrimin e tij.

 “Kam zero koment për këtë çështje sepse e kam shteruar me kohë edhe si president, por edhe si institucion mbrojtjen e shkëlqyer dhe parimore të Kushtetutës, pluralizmit politik, të drejtës së zgjedhjes sipas vetë Këshillit të Europës, Konventes Europaine të të drejtave të Njeriut, sipas detyrimeve të pashmangshme që burojnë nga marrëveshja e Shqipërisë me BE për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, edhe sipas vetë vendimit të qartë që ka marrë Gjykata e Strasburgut për të sqaruar se zgjedhje nuk do të thotë procedurë dhe proces mekanik votimi, pra pa alternativë, por do të thotë mundësi për të ndikuar, për të zgjedhur, zgjedhje në kuptimin substancial. Jemi të qartë për këtë çështje dhe lidhur me idenë e një drafti që ka rrjedhur është gjëja më e parëndësishme.

Kur stafi ynë do të qartësohet se cili është drafti, i cilës datë është, apo do të vijë siç qarkulloi me data të ndryshme, përsëri përgjigja e institucionit të Presidentit do të jetë publike dhe për këtë draft dhe do të jetë në dispozicion të qytetarëve, të të gjithë partnerëve ndërkombëtarë dhe në dispozicion të të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias. Por nuk ka asnjë shqetësim. Shqetësimi zero. Presidenti i Republikës ka kam bërë zero shkelje të Kushtetutës dhe ka bërë një mbrojtje të shkëlqyer të Kushtetutës dhe të pluralizmit politik", sqaroj Meta. 

I pyetur nëse i frikësohet vendimit përfundimtar të Komisionit të Venecias për kushtetutshmërinë e ndryshimit të datës së zgjedhjeve lokale nga 30 qershori në 13 tetor, presidenti Meta u përgjigj se '' 'Luani i Venecias'nuk mund t'i trembet. Venecias'. Ai kujtoi se ka fituar në 13 korrik të këtij viti çmimin ''Luani i Venecias'' me motivacion: “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”.

Si mund ti trembet Venecias Luani i Artë i Venecias të paktën për këtë vit. Të jeni të sigurtë se Luani i Artë i Venecias për këtë vit do të jetë siç e ka mbajtur premtimin deri më 24 korrik.

Kjo është një gjë ka përfunduar. Askush të mos lodhet dhe të mos merret me datën 11. Nuk ekziston data 11. Data 11 ekziston për ata që duan të zgjasin krizën, ta thellojnë atë dhe që duan të mbulojnë shumë probleme të tjera. Për presidentin Meta ka vetëm një datë të rëndësishme, data 18, në mënyrë që Shqipëria të ketë mundësi të çelë ecë drejt çeljes së negociatave dhe të plotësojë të gjitha detyrimet që janë të qarta dhe qënuk duhet të shtohen më. Apeli im është që të gjithë të përqëndrohen në zgjidhjen e krizës dhe të marrin shembull nga presidenti në respektimin e Kushtetutës dhe parimeve të saj të cilat janë të shenjta për mua”, u përgjigj Presidenti Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy