Vjerdha: Në Universitetin e Elbasanit rrezikojnë të mbyllen 15 degë. Duhet studim i mirëfilltë për tregun e  punës

Vjerdha: Në Universitetin e Elbasanit rrezikojnë të mbyllen 15 degë. Duhet studim i mirëfilltë për tregun e punës

“Qëndresa Qytetare” organizoi sot forumin e diskutimit Metamorfoza e Universiteteve shqiptare duke ngritur një sërë problematikash.

Aktivisti Kolindo Vjerdha tha në studion e lajmeve në MCN Tv se dhjetëra degë prioritare rrezikojnë të mbyllen në Universitetet rajonale.

Sipas Vjerdhës duhet studim i mirëfilltë për tregun e  punës dhe kërkesat që kanë sot studentët

Kjo problematikë, rreziku për mbylljen e degëve vihet re më së shumti në Universitetet rajonale,  përmend Universitetin e Elbasanit në të cilin rrezikojnë të mbyllen 15 degë studimi, përmend këtu dhe Universitetin e Shkodrës në të cilin rrezikojnë të mbyllen 10 degë studimi. Po në të njëjtën masë rrezikon  dhe Universiteti i Gjirokastrës. Degët prioritare janë ato që rrezikojnë më shumë të mbyllen.  

Degët që rrezikojnë sot të mbyllen janë degët që cilësohen prioritare, apo degët e mësuesisë. Degët e biologjisë, kimisë, gjeografia , janë me shifrat më të ulëta të regjistrimit. Në Durrës, rrezikon dega “Guida Turistike. Universitete tona punojnë për hapje degësh të reja, kur po mbyllen ato aktuale.

Hapja e degëve të reja do ishte hap i mirë nëse do kishte interes. Në Universitetet rajonale preferohet dega e infermierisë, mamisë dhe programet 2-vjeçare. Nëse më shumë se gjysma e Universiteteve janë shpërndarë në këto degë, kjo tregon ndryshim total të asaj që konceptojmë sot Universitetin.

Nëse fokusi është tek degët 2-vjeçare jemi larg Universitetit si vatër e dijes,  e kërkimit shkencor që duhet të ishte pararojë në diskursin publik. Këto degë po kthehen për të nxjerrë infermierë dhe mami. Shqipëria sot nuk ka nevojë për 3 mijë infermierë.

Duhet studim i mirëfilltë për tregun e  punës dhe kërkesat që kanë sot studentët. Cilat janë nevojat që ka shoqëria dhe të mundohemi që përmes politikave të caktuara dhe nxitjeve të ndryshme të orientojmë këto maturantë të ndjekin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy