Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar se gjatë shkurtit të këtij viti është shënuar një rritje shqetësuese e inflacionit në ushqime dhe pije jo alkoolike. Ajo u shpreh se parashikohet që inflacioni vjetor të shkojë në 4,5 për qind, duke shtuar se është rishikuar buxheti për paketën e Rezistencës Sociale.
Shifra më shqetësuese ka qenë rritja e inflacionit të ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike, që për shkurtin e këtij viti ka rezultuar 6.9 për qind më e lartë se në shkurtin e kaluar. Ne presim që inflacioni të pësojë rritje në muajit të vijim, dhe për këtë arsye kemi rishikuar të gjithë treguesit makroekonomik të buxhetit. Presim që rritja ekonomike të luhatet nga 3.2 në 3.5 për qind. Parashikojmë që inflacioni vjetor të shkojë 4,5 për qind. Kemi rishikuar buxhetin, ku na është dashur të shkojmë një pjesë të investimeve publike dhe operacionale, për të financuar paketën e Rezistencës Sociale”.



