Kara: AKSHI, një përbindësh penal. KLSH nuk është lejuar të shkojë te AKSHI dhe ASHK (VIDEO)

Kara: AKSHI, një përbindësh penal. KLSH nuk është lejuar të shkojë te AKSHI dhe ASHK (VIDEO)

Avokati Romeo Kara, paraqitjen e biznesmenit Gentian Likaj në SPAK, kompanitë e të cilit kanë marrë 47 miliardë lekë nga AKSHI, e sheh si thellim të aferës.

 

Nga studio e MCN Live, ai tha se afera e AKSHI-t po shkon drejt një përbindëshi penal dhe se ajo që ka ndodhur është vrasja e garës dhe jo thjesht shkelje e barazisë në tendera.

 

Sipas tij, të gjitha paratë me gara fiktive apo nënkontraktorë shkojnë në një xhep dhe se ka kritere të personalizuara, ku gara bëhet sa të thuash që e fiton ky.

 

Kara shtoi se bombat e AKSHI-t do vijnë pas disa viteve, kur të ndodhin dhe shpërthime.

 

Avokati denoncoi duke thënë se ka mbi një vit e gjysmë që Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk është lejuar të shkojë as te Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe as te AKSHI. 

 

Në këtë linjë tha se KLSH mund të jetë një nga institucionet që mund të zbardhë çështjen nëse lejohet auditi.

 

Ne kemi një vazhdimësi të një afere si AKSHI të shkojë drejt një përbindëshi penal. Unë e shoh më me frikë se sa tenderat. Këta persona përveçse kanë marrë për të bërë shërbimet e IT-së, këta mund të kenë në dorë dhe programet sensitive për qytetarët. 

 

Si mund të jenë besueshëm në ofrimin e shërbimit? AKSHI, tenderat e mëdhenj të IT-së, tani na dalin familjarë që kapin të gjitha tenderat në një sektor të caktuar. Të gjitha paratë me gara fiktive apo nënkontraktorë shkojnë në një xhep. Kemi kritere të personalizuara, ku gara bëhet sa të thuash që e fiton ky. 

 

Vrasja e garës, nuk është thjesht shkelje e barazisë në tendera. Ke bërë shpërdorimin më maksimal të fondeve shtetërore, aq më tepër që ofrohesh me 99% të vlerës. Po ti shohësh kush janë, këta i kanë parë me dylbi këto para. Ta marrësh tenderin si me urdhër peshku. Kur janë të lidhur me njeri tjetrin nuk ka garë. 

 

Kush është përfituesi fundor? Për mua Gentian Likaj është person nën hetim, ndaj ka shkuar me avokat dhe duhet të dalë në fund fare se kush janë përfitimet financiare të këtij rrjeti dhe personit në veçanti. Kjo që për ne është afera AKSHI, tregon që po bymehet para nesh, do dalin përmasat e vërtetë. Unë besoj se do jetë shumë e thellë, se këta kanë kapur sistemet.

 

Bombat e AKSHI-t do vijnë pas disa viteve, kur të kemi të bëjmë me shpërthime të caktuara. Nëse këta kanë akses te sistemi i gjykatës, gjykata duhet të ngrejë flamurin e kuq, të japë sinjalin SOS. Gjykata të shohë veten, deri ku shkon ndërhyrja e tyre. A kemi gjyqtarë që janë nën presion, nën shantazh? A ka gjykata që janë në shantazh, a ka prokurorë që janë në shantazh? 

 

Këtu kemi të bëjmë me një aferë, e cila duhet zbardhur me çdo kosto dhe kostoja do jetë shumë e madhe. Menaxhimi i brendshëm është fiktiv në çdo vend. Audituesit janë njerëzit që paguhen pak më shumë se administratorët, janë gardianët. Ata janë dhe parandaluesit.

 

Ne nuk i kemi as pasi ka ndodhur problemi, nuk shkojnë, shkojnë sa për të fshehur gjurmët e gjakut. Ka mbi një vit e gjysmë që KLSH nuk është lejuar të shkojë as te ASHK dhe as te AKSHI, edhe para aferës. KLSH mund të jetë një nga institucionet që mund të zbardhë çështjen dhe të çojë në normalitet, nëse lejohet auditi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy