Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi deklaroi nga seanca e sotme parlamentare se deputetët e opozitës nuk kanë ende raportin e shumicës në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Ju nuk guxuat atë ditë të merrnit vendim latë afat deri të mërkurën.
Sot kemi nisur seancën parlamentare, dhe ne nuk e dimë se kush është qëndrimi juaj dhe çfarë duhet të votojmë.
Duhet të ndërprisni seancën, të na vinin në dispozicion qëndrimin tuaj.
Zbatoni rregulloren e Kuvendit dhe na vini në dispozicion raportin e shumicës.
Detyrimin për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e kemi të përbashkët.
Ndaj nëse nuk e keni gati raporti, ndërprisni seancën dhe na vini në dispozicion raportin.
Nga ana e tij kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi tha se raporti është përfunduar dhe është gati në sistem.
Ne e kemi zbaruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që në momentin e parë kur kemi thënë që shfuqizon të dy vendimet që janë marrë nga Parlamenti në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Nuk është e vërtetë që nuk dolëm në konkluzion në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
Ne thamë që do ta çojmë çështjen në seancë plenare sepse kështu na detyron Kushtetuta për të marrë një vendim.
Në seancën e sotme parlamentare do të votohet nëse raporti për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka, do të shkojë për verifikim në Gjykatën Kushtetuese.
Në Këshillin e Mandateve mazhoranca vendosi që të përgatisë një tjetër raport dhe t’ia lërë Parlamentit në dorë për të vendosur me votë. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve kreu i Grupit të PS tha se Gjykata Kushtetuese nuk imponon dot votën e deputetëve.



