Fitorja në Europë, Dede: Partizani kishte fat, Saburtalo tani i njeh më mirë

Fitorja në Europë, Dede: Partizani kishte fat, Saburtalo tani i njeh më mirë

Trajneri Nevil Dede, deklaroi se Partizani kishte fat në përballjen me gjeorgjianët e Saburtalo, ku të kuqtë triumfuan minimalisht.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede tha se tashmë te Partizani duhet të kenë kujdes për ndeshjen e kthimit, pasi kundërshtari i njeh më mirë.

Në shumicën e rasteve në përballjet me ekipet gjeorgjiane dhe në atë zonën atje, ne kemi qenë fitimtarë dhe Partizani nuk e prishi këtë traditë. Gjëja e parë dhe kryesore që do thoja unë është fati. Partizani kishte fat. Interpretoi një ndeshje me pragmatizëm shumë të madh me një vendosje me romb. Nuk mund të funksionojë një romb, nëse nuk ecin dy mbrojtësit e krahut.

Jam i kënaqur për Mehmetin mbi të gjitha, por edhe për Hadrojin, Skukën dhe Carën, sepse janë në një moshë të re dhe janë prodhim i kampionatit. Kanë marrë pjesë edhe në Kategorinë e Parë dhe tregon që futbolli prodhon lojtarë me pak kujdes. Partizani përballoi një kundërshtar në aktivitet e sipër, por ajo që më shqetëson më tepër, është se të kuqtë duhet të kenë më shumë kujdes, sepse kundërshtari tashmë i njeh më mirë dhe do sulmojnë më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy