Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka quajtur hapat e fundit të Vladimir Putin në Ukrainë një ndërkombëtarizim të rrezikshëm të konfliktit ukrainas.
Lideri socialdemokrat foli në një takim elektoral në Berlin, në Willy Brandt Haus, duke nënvizuar se Putini po provokon një përshkallëzim prej 3 vitesh.
Scholz përsëriti mbështetjen e fortë të Gjermanisë për Ukrainën, derisa Ukraina të ketë nevojë për të.



