
Pothuajse çdo amerikan me rreth 10,000 dollarë tani mund të zotërojë një qen robot me një flakëhedhës të montuar në shpinë, ka njoftuar kompania Throwflame me bazë në Ohajo.
Krijesa me katër këmbë e quajtur “Thermonator” është në fakt një dron, i kontrolluar nëpërmjet një (FPV), me një jetëgjatësi baterie deri në një orë.
Flakahedhësi i tij ARC ka një rreze prej 10 metrash, sipas specifikimeve të lëshuara nga kompania.
“Thermonator është qeni i parë robot me flakëhedhës”, tha kompania në një deklaratë për shtyp të martën, kur filloi të marrë porosi. Throwflame do të shitet me çmim pakice për 9,420 dollarë.



