Digjet një makinë në Korçë, drejtuesi gjendet i vdekur brenda/ Letra e viktimës (VIDEO)

Digjet një makinë në Korçë, drejtuesi gjendet i vdekur brenda/ Letra e viktimës (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Korçë, në lagjen nr. 10, ku një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët.

 

Efektivët e policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se brenda automjetit, në sediljen e parë të pasagjerit, ndodhej pa shenja jete Irakli Çinoku, rreth 66 vjeç.

 

Nga veprimet dhe informacionet paraprake dyshohet se 66-vjeçari mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit.

 

Mësohet se viktima jetonte momentalisht vetëm pasi ka patur probleme në familje me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ka shkuar në Greqi për të jetuar me dy fëmijët që ka çifti. 

 

Viktima ka lënë një shënim para ndërmarrjes së aktit të rëndë duke i vënë flakën mjetit e duke u vetëflijuar. Në shënimin e gjetur nga policia, mësohet se viktima ka shkruar “Po iki se nuk jam sjellë mirë me familjen”. 

 

Dyshohet se kjo ka qenë arsyeja që 66-vjeçari i dha fund jetës, pasi ndihej fajtor për marrëdhënien jo të mirë brenda familjes. 

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy