Rama rikujton çastin e hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”

Rama rikujton çastin e hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”

“Lasgushi” i Air Albania u ul të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit “Zayed – Flatrat e Veriut”.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot dy foto nga hapja e Aeroportit Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, emër ky në nder të Princit të Kurorës të Emirateve Arabe për shkak të ndihmës që ka dhënë gjatë luftës së Kosovës kur shumë shqiptarë të Kosovës u zhvendosën në Kukës.

Për shkak të rregullave ndërkombëtare të sigurisë, avioni fillimisht në Rinas dhe më pas fluturoi drejt Kukësit dhe ashtu siç kishte premtuar kryeministri Edi Rama, të parët që prekën pistën e aeroportit ishin emigrantët kuksianë që jetojnë në Londër, ku prioritet patën veçanërisht skeptikët e këtij projekti.

Në këtë aeroport fillimisht do të nisin të gjitha testet me kompanitë ajrore që janë në kontakt me operatorin dhe në 17 qershor do të jetë totalisht i përdorshëm nga të gjitha kompanitë pas fazës së certifikimit ndërkombëtar .

Aeroporti i Kukësit fillimisht do ketë destinacione Gjermaninë, Zvicrën e Italinë.

Ky aeroport është i dedikuar për kompanitë low cost, që ofrojnë shërbime cilësore me çmime të ulëta.

Aeroporti ka një territor prej 512 mijë metra katrorë, me një gjatësi piste prej 1900 metrash dhe gjerësi 45 metra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy