Luksemburgu vendi i pari në Evropë që legalizon kultivimin e kanabisit në shtëpi

Luksemburgu vendi i pari në Evropë që legalizon kultivimin e kanabisit në shtëpi

Të rriturit në Luksemburg do të lejohen të rrisin deri në katër bimë kanabis në shtëpitë ose kopshtet e tyre sipas ligjeve që do ta bëjnë atë vendin e parë në Evropë që legalizon prodhimin dhe konsumin e drogës.

Qeveria e Luksemburgut tha të premten se do të sillte ndryshime thelbësore në mënyrën se si vendi e sheh përdorimin dhe kultivimin e kanabisit.

Sipas legjislacionit, qytetarët e moshës 18 vjeç e lart do të jenë në gjendje të rrisin ligjërisht deri në katër bimë kanabisi për familje për përdorim personal.

Tregtimi i farave do të lejohet gjithashtu pa asnjë kufizim në sasinë ose nivelet e Tetrahydrocannabinol (THC), përbërësi kryesor psikoaktiv.

Qeveria tha se do të jetë e mundur blerja e farave në dyqane ose në internet.

Ministri i Drejtësisë Sam Tamson e përshkroi ndryshimin në ligjin për prodhimin dhe konsumin vendas si hapin e parë.

Për kultivuesit në shtëpi, vendi i kultivimit të katër bimëve të tyre do të kufizohet në vendbanimin e zakonshëm, brenda ose jashtë, në një ballkon, tarracë ose kopsht.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy