Kiri: Gjysmës së azilkërkuesve shqiptarë në Britaninë e Madhe i është pranuar kërkesa! Duhet bërë më shumë për të ndihmuar vendin

Kiri: Gjysmës së azilkërkuesve shqiptarë në Britaninë e Madhe i është pranuar kërkesa! Duhet bërë më shumë për të ndihmuar vendin

Për Martin Kirin, gazetar në Londër deklarata që bëri kryeministri Rama në në Kongresin e Partive Socialiste Evropiane për largimin e shqiptarëve qëndron deri në një farë pike, por shtoi se kryetari i qeverisë nuk rezervohet kur bëhet fjala për të shfajësuar dështimet e qeverisë së tij.

Përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv, Kiri tha se në gjysmën e parë të këtij viti në Britaninë e Madhe kanë mbërritur 2165 shqiptarë dhe se 53% të azilkërkuesve i është pranuar kërkesa.

Rama nuk rezervohet në deklaratat e tij kur bëhet fjalë për shfajësuar dështimet e qeverisë përsa i përket dhe emigracionit. Është mesë e kuptueshme që ai do bënte bënte këtë deklaratë. Deklarata qëndron deri diku. Britania nuk ka se çfarë të bëjë, por fakti që jemi kandidatë mbase duhet bërë më shumë për të ndihmuar Shqipërinë. Nga ana tjetër duhet parë nëse detyrat e shtëpisë janë bër, çfarë e shkakton largimin e  shqiptarëve.

E dimë që nuk është një sekret që Britania është atraksion i madh për shqiptarët, nuk është e thjeshtë të ndalohet nga asnjë qeveri. Unë bazohem tek shifrat e ministrisë së Brendshme, gjatë gjysmës së parë të vitit 2165 shqiptarë kanë mbërritur në Britani dhe sado i vogël mund të duket, diferenca me vitin e kaluar është shumë e madhe. E vetmja lëvizje konkrete është ajo që ka qenë, plani për të zhvendosur azilkërkuesit në Ruanda, s’ka asnjë plan tjetër. Kjo iniciativë nuk është e konkluduar dhe ka gjasë që të dështojë, nuk ka asnjë të zhvendosur në Ruanda deri tani. Gjasat janë që kjo nismë për të zhvendosur azilkërkuesit në Ruandë do të dështojë. 53% e azilkërkuesve i është pranuar azili, do të thotë që azilkërkuesit kanë arsye ku e bazojnë kërkesën e tyre, pavarësisht deklaratave që thuhen se ata nuk kanë të drejtë. Tashmë marrëveshja me Shqipërinë është e dështuar se para pak javësh është bërë një kthesë pas.

Në përfundim Kiri tha se pasojat e Brexit kanë filluar të ndihen në Britaninë e Madhe.

Me ardhjen e Truss ka pasur disa lëvizje, s’kanë qenë të mirëpritura dhe për tregjet, paundi ka pësuar ulje ka krijuar konfuzion brenda tregjeve. Pasojat e Brexit kanë filluar të ndihen, pasojat e luftës po ashtu. Tregjet evropane ka filluar ta rimarrin veten, ndërkohë që rimarrja në Britani ka qenë më e ngadaltë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy