Akuzohen për shit-blerje votash në zgjedhjet e vitit 2021, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim 4 persona

Akuzohen për shit-blerje votash në zgjedhjet e vitit 2021, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim 4 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim katër persona të cilët akuzohen për shit-blerje votash. 

Ndoc Guri dhe Arben Kolaj akuzohen për “korrupsion pasiv në zgjedhje”, ndërsa Ndrekë Lera dhe Ilir Sokoli për “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. 

Sipas hetimeve, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, katër të pandehurit janë përfshirë në një skemë të organizuar blerjeje votash, duke ofruar shpërblime prej rreth 5 mijë lekësh për qytetarë të ndryshëm, në këmbim të mbështetjes për një subjekt politik. 

Nga provat e siguruara, përfshirë përgjimet telefonike, rezulton se Ndrekë Lera ka pasur një rol kyç në organizimin e pagesave, ndërsa të tjerët kanë ndërmjetësuar apo kanë pranuar pagesa për të ndikuar votuesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy