Ambasadori amerikan, Donald Lu ka zhvilluar një takim me një grup deputetësh të parlamentit shqiptar për procesin e dekriminalzimit.
Pas përfundimit të takimit, deputeti socialist Taulant Balla deklaroi se draftet do të jenë gati brenda muajit mars. Balla theksoi se që të gjitha çështjet e hedhura me ligj kanë kaluar me konsensus. Në takimin me Ambasadorin Lu të pranishëm ishin edhe Oerd Bylykbashi si dhe Luan Rama.



