Pahor: Të implementohet marrëveshja për Asociacionin, Osmani: E ka rrëzuar Kushtetuesja!

Pahor: Të implementohet marrëveshja për Asociacionin, Osmani: E ka rrëzuar Kushtetuesja!

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor deklaroi gjatë konferencës së përbashkët me homologen Osmani se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duhet të implementohet.

Edhe në Beograd kam thënë, edhe herën e kaluar këtu, unë e shoh si rrugëtim për përforcimin e besimit që të implementohen marrëveshjet e arritura, marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit ishte po ashtu për krijimin e Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe. Unë i kam thënë edhe Osmanit që të gjendet një zgjidhje që të arrihet kjo marrëveshje, unë nuk e di nëse ka alternativa, por derisa nuk ka propozime nga palët, vlen marrëveshja e arritur më parë”.

Presidentja e Kosovës, është shprehur kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi sipas saj, ajo marrëveshje është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese i ka gjetur 23 shkelje të kushtetutës në atë marrëveshje. Në sistemin tonë juridik, marrëveshjet e tilla s’janë asnjëherë mbi kushtetutën, andaj ajo çka mund të them unë si presidente e Kosovës është se ne do ta zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, që shteti i tij t’i japë një shtytje të fundit procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ne kemi nevojë për përkrahjen dhe lidershipin tuaj në mënyrë që rrugëtimi jonë drejt strukturave euroatlantike të përmbyllet sa më shpejtë dhe me sukses. Dyert e BE-së dhe NATO-së jo vetëm që duhet të jenë të hapur për vendet që vërtetë i përfaqësojnë dhe frymojnë me vlerat e tyre, por është koha e fundit që të kuptohet qartë se prezenca në këto struktura është garanci për paqe dhe zhvillim të plotë. Ne mbesim besimplotë që Sllovenia vazhdon të mbetet zëri ynë aty ku nuk mund të jemi të pranishëm. Gjersa po i afrohemi liberalizimit të vizave për Kosovën, kërkoj edhe një herë që t’i jepni një shtytje të fundit këtij procesi në mënyrë që edhe qytetarët e Republikës së Kosovë të kenë mundësi ta vizitojë vendin tuaj të bukur por edhe gjithë Evropën njësoj si evropianët e tjerë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy