Ndërhyrja në Siri, Trump-Erdoganit: Mos bëj të fortin (VIDEO)

Ndërhyrja në Siri, Trump-Erdoganit: Mos bëj të fortin (VIDEO)

"Mos bëj të fortin". "Mos u bëj budalla". "Ne punojmë në një marrëveshje të mirë. Ju nuk doni të jeni përgjegjës për masakrën e mijëra njerëzve, dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke".  Këto janë pjesë nga një letër që presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar presidentit turk, Erdogan, më datë 9 tetor. Në përgjigje, Erdogan urdhëroi sulmin, duke shkaktuar reagimin amerikan që tani kërcënon sanksione të rënda kundër Turqisë.

Nëse Turqia nuk do të firmosë armëpushimin në Siri, duhet të presë sanksione të reja nga Shtetet e Bashkuara. Kështu ka paralajmëruar sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin. Më parë Ankaraja e kishte bërë të ditur që sanksionet nuk do të ndalojnë përparimin e saj në veri-lindje të Sirisë.

Dhoma e Ulët e Parlamentit Amerikan dënoi tërheqjen e amerikanëve nga Siria, e cila i hapi rrugën ofensivës turke, me shumicë dërrmuese. Një rezolutë bipartizane, e cila përfaqëson një distancë të qartë nga nisma e administratës Trump, pohon "kundërshtimin e saj ndaj vendimit me të cilin Shtetet e Bashkuara i japin fund nismave për të parandaluar operacionet ushtarake turke kundër kurdëve në verilindje të Sirisë”.

Rezoluta i kërkon presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, që "të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet e njëanshme". Rezoluta u miratua me 354 vota pro dhe 60 kundër. Dhe kjo ndërsa zv.presidenti amerikan, Mike Pence, po përgatitet të takohet me presidentin turk në Ankara për të tentuar një ndërmjetësim në marrëveshjen për armëpushim. Diplomacia amerikane vazhdon të bëjë presion ndaj presidentit turk për ta bindur atë të ndalojë trupat e angazhuara në verilindje të Sirisë kundër kurdëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy